Kate Middleton dhe Princ William po mendojnë të marrin George dhe Charlotte në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Mediale Vip

Kate Middleton dhe Princ William po mendojnë të marrin George dhe Charlotte në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 06:22
Princi William dhe gruaja e tij, Kate

Princi William dhe gruaja e tij, Kate, po mendojnë të marrin Princin George dhe Princeshën Charlotte në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth të hënën, thanë burimet mbretërore për ‘Page Six’. Princi dhe Princesha e re e Uellsit po diskutojnë nëse do të marrin George, 9 vjeç, dhe motrën e tij Charlotte, 7, në funeralin shtetëror në Westminster Abbey për t’i dhënë lamtumirën stërgjyshes së tyre.

Vëllai i tyre më i vogël, Princi Louis, 4 vjeç, veprimet e të cilit magjepsën Internetin në Jubileun Platinum të Mbretëreshës në qershor, është shumë i vogël për të marrë pjesë. Burimet thanë se çifti mbretëror ende po mendojnë nëse do të sjellin fëmijët e tyre, të cilët tani janë të dytët dhe të tretët në radhën e fronit.

Në funeralin do të marrin pjesë 500 personalitete të huaja, përfshirë presidentin Biden, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën në mbrëmje me Zonjën e Parë Jill Biden. Gjatë javës, Princesha e Uellsit zbuloi se si fëmijët e saj po përballeshin me vdekjen e Mbretëreshës, teksa shikonte homazhe me lule jashtë Sandringham me bashkëshortin e saj javën e kaluar.

Ajo zbuloi: “Fëmijët janë mirë dhe po kujdesemi për ta”. Megjithatë, ajo tha se George e kuptonte humbjen e stërgjyshes së tij më shumë se vëllai e motra e tij më të vegjël. Kate tha se po i mbanin gjërat sa më normale për fëmijët.

Fëmijët filluan të gjithë shkollën në Lambrook pranë shtëpisë së tyre të re në Windsor, më 8 shtator, në të njëjtën ditë që Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare në Balmoral. Kate zbuloi gjithashtu gjatë një shëtitjeje tjetër që Louis i kishte thënë: “Të paktën gjyshja është me stërgjyshin tani.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat