Befason vajza e Donald Trump, shfaqet me reçipeta në spital pas operacionit të bashkëshortit

Mediale Vip

Befason vajza e Donald Trump, shfaqet me reçipeta në spital pas operacionit të bashkëshortit

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 00:07
Donlad dhe Ivanka Trump

Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka habitur me veshjen e saj në publik së fundmi.

Ajo është fotografuar për herë të parë me bashkëshortin Jared Kushner, pasi ky i fundit kreu një operacion në tiroide, pasi u diagnostikua me kancer.

Duket se Ivanka i shijoji në maksimum rrezet e diellit në Miami, teksa mbante veshur një palë reçipeta të kuqe dhe pantallona të shkurtra me vija.

Image
Ivanka Trump

40 vjeçarja dukej e dhënë në bisedën e saj me mikeshat poshtë një ndërtese në qytet.

Ivanka dhe Kushner kanë tre fëmijë, Jozefin tetë vjeç, vajzën Arabella, 11 dhe djalin gjashtë vjeç, Theodore.

Image
Ivanka Trump

Në fillim të këtij muaji, ish-këshilltari i lartë i Trump, Jared, u pa me një fashë në qafë ndërsa ishte në një shëtitje me varkë me familjen e tij në Miami.

Ishte një nga daljet e tij të para publike pas operacionit të kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat