Arta Nitaj: Mendoj se kam gabuar profesion

Mediale Vip

Arta Nitaj: Mendoj se kam gabuar profesion

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 00:28
Arta Nitaj

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është duke marrë pjesë në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”.

Ajo e ka nisur me shumë entuziazëm garën në këtë format, aq sa madje është shprehur edhe se mendon “se ka ngatërruar profesion”.

“Faleminderit që më keni dhënë mundësinë të jem pjesë e këtij emisioni kaq të mrekullueshëm. Mendoj që kam gabuar profesion ose pasion ose hobi, çfarëdo që mund t’i them, se e dua aq shumë kërcimin saqë jam shumë e emocionuar”, ka thënë mes të tjerash bukuroshja nga Peja,

Emra të tjerë të njohur që sivjet po marrin pjesë në këtë spektakël janë: Anita Haradinaj, Arbnora Ademaj, Kastro Zizo, Valon Shehu e të tjerë.

Ndërkohë anëtarët e jurisë që do të gjykojnë çiftet e spektaklit janë: Klaudia Pepa, Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat