Xheisara flet për jetën private: Jam martuar dhe jam ndarë pas një viti

Mediale Vip

Xheisara flet për jetën private: Jam martuar dhe jam ndarë pas një viti

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 23:19
Xheisara

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xheisara së fundmi ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.

E ftuar në emisioni “Rudina”, ish-banorja e Big Brother VIP ka folur për fotografit që kanë qarkulluar në internet, në të cilat ajo shihej në fustan nusërie.

Lidhur me këto pamje, Xheisara ka konfirmuar se rreth një vit më parë ka qenë e martuar, por që kjo ka përfunduar me divorc.

Është një gjë që nuk do doja ta flisja fare. Jam martuar dhe jam ridivorcuar, ishte një dasmë e lezetshme. Për një vit u pendova. Sapo kam bërë një vit, në të njëjtën ditë e lashë. Jam shpirt i lirë dhe nuk më lidhen lehtë këmbët”, u shpreh këngëtarja.

Ndërkohë, sa i përket anës profesionale, Xheisara tha se mendon që në një të ardhme të mbaj një koncert recital për të cilin ka nisur punën.

Kujtojmë që kënga e fundit e artistes është bashkëpunimi me Krenar Seitin “Fijet e zemrës” që u publikua në fundi të muajit korrik.

Ndryshe, Xheisara ka qenë mjaft e komentuar edhe për pjesëmarrjen e saj në BB VIP, e cila preku publikun me rrëfimet për të dhe familjen e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat