Pas marrëveshjes paramartesore, zbulohet edhe kontrata miliona dollarëshe që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë nënshkruar për tradhtinë

Mediale Vip

Pas marrëveshjes paramartesore, zbulohet edhe kontrata miliona dollarëshe që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë nënshkruar për tradhtinë

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 06:34
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thuhet se kanë nënshkruar, përveç marrëveshjes paraprake për jetën e tyre seksuale, edhe një marrëveshje tjetër në lidhje me tradhtitë.

Aktorja e “Marry Me” dhe ylli i “Gone Gir”l donin të shmangnin çdo tradhti dhe për këtë arsye ata krijuan një marrëveshje sipas gazetës “Marca”.

Sipas marrëveshjes, JLo do të marrë një shumë të majme prej 5 milionë dollarë nëse Affleck e tradhton, ndërsa e njëjta shumë vlen edhe për aktorin në rast tradhtie nga ana e këngëtares.

Kjo vjen pas raportimeve se Lopez shqetësohet se bashkëshorti i saj i ri “mund të mërzitet” prej saj pasi emocionet e dasmës janë “shuar”.

“Tani të gjithë emocionet nga dasmat dhe muajt e mjaltit janë konsumuar, Jen e ka panik se Beni mund të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore”, tha një burim i brendshëm për Heatworld.

“Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm që kjo martesë të jetë e suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur dhe të zënë. Ajo po përpiqet t’i mbajë gjërat të freskëta dhe emocionuese, madje është përpjekur ta detyrojë atë të bashkohet me stërvitjet e saj ndëshkuese dhe të shkojë në më shumë ngjarje së bashku, në mënyrë që të mund ta vëzhgojë atë,” shtoi burimi.

Çifti u martuan në një dasmë intime në Las Vegas në korrik të këtij viti, e cila u pasua nga një festë madhështore tre-ditore në Gjeorgji, ku ata shkëmbyen sërish betimet e tyre.

Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit më herët është ajo e marrëdhënies seksuale e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar.

Me sa duket, JLo i ka kërkuar Affleck-ut që të ketë të paktën katër marrëdhënie seksuale në javë si pjesë e kërkesave ​​që do të duhet të nënshkruante në mënyrë që ata të martoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat