“Jam e dëshpëruar”/ I humbur prej disa ditësh, Paris Hilton ofron shpërblim të madh për personin që gjen qenushin e saj

Mediale Vip

“Jam e dëshpëruar”/ I humbur prej disa ditësh, Paris Hilton ofron shpërblim të madh për personin që gjen qenushin e saj

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 06:35
Paris Hilton

Paris Hilton ka ofruar një “shpërblim të madh” për personin që mund të gjejë qenin e saj ‘Diamond Baby’.

Modelja njoftoi humbjen e qenushit me anë të një postimi në Instagram. Paris beson se chihuahua e saj është larguar kur një nga dyert e shtëpisë së saj u la e hapur.

Kjo është tepër e vështirë për mua, sepse më kanë humbur fjalët. 🥺Diamond Baby @HiltonPets është zhdukur që nga e mërkura e kaluar. Unë isha në një fotosesion dhe ne po lëviznim shtëpitë dhe një nga punëtorët duhet të ketë lënë një derë të hapur. 😭💔,” shkroi 41 vjeçarja, ndërsa shpërndau dhe një seri fotosh dhe videosh të qenve.

Familja dhe miqtë e mi më kanë ndihmuar të kërkoj lart e poshtë në të gjithë lagjen time dhe kanë shkuar derë më derë, por ne ende nuk e kemi gjetur atë. 😭.”– shtoi ajo.

Image
Paris Hilton/Instastory

Trashgimtarja tha se ajo tashmë ‘ka punësuar një detektiv për kafshët shtëpiake, një pëshpëritës qensh dhe një psikik për kafshët shtëpiake’ dhe ajo dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, ‘po kërkojnë  me dron për qentë’.

Po bëj gjithçka që kam në dorë për ta gjetur atë. 😢,”- shkroi Hilton.

Hilton tha se arratisja e Diamond Baby e ka lënë atë ‘shumë të trishtuar dhe të dëshpëruar’.

“Ndihem sikur një pjesë e imja mungon dhe asgjë nuk është njësoj pa të këtu. Diamond Baby është gjithçka për mua, me të vërtetë si një vajzë për mua”,-  shkroi ajo. “Ne ishim të pandara, ajo ishte shoqja ime më e mirë dhe gjithmonë pranë meje. 👱🏼‍♀️🐕.”

DJ shpjegoi se ndërsa ishte “frikë” të përfshinte publikun sepse “njerëzit mund të jenë mizorë”, ajo vendosi që siguria e Diamond Baby ishte mbi gjithçka tjetër.

“Jam e dëshpëruar dhe sa më shumë kalon koha, aq më pak më duken shanset që ta gjejë atë. 😢,”

Hilton e mbylli mesazhin e saj duke thënë se do të ketë “një shpërblim të madh për kthimin e saj dhe JO pyetje të bëra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat