Khloe përlotet ndërsa flet për fëmijën e dytë me Tristan, pas zbulimit të tradhtisë

Mediale Vip

Khloe përlotet ndërsa flet për fëmijën e dytë me Tristan, pas zbulimit të tradhtisë

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:31
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Sezoni i dytë i "The Kardashians" pritet të nisë së shpejti dhe në promon e publikuar së fundmi, Khloé Kardashian rrëfen e përlotur ndjenjat e saj për surrogacinë sekrete në mes të tradhtisë së Tristan Thompson.

"Ka diçka për të cilën jam gati të flas," tha Khloe në trailerin e publikuar dje. “Tristan dhe unë do të kemi një tjetër fëmijë. Supozohet të jetë një periudhë vërtet emocionuese dhe është thjesht një përvojë e vështirë. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë në jetën time, por është fillimi i diçkaje pozitive, të lumtur dhe të bukur.”

Nëna e Khloe, Kris Jenner, qau në një rrëfim të saj në trailer.

"Është e vështirë ta shikosh atë në dhimbje," tha Jenner, me sytë e mbushur me lot.

Në korrik u publikua lajmi se Kardashian ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me Thompson nëpërmjet një surrogate. Ish-çifti kanë bashkë vajzën True, 4 vjeçe dhe Thompson është gjithashtu babai i djemve Prince, 5 vjeç dhe Theo, 9 muajsh, respektivisht me Jordan Craig dhe Maralee Nichols.

Lojtari i NBA-së e ngjizi djalin e tij dhe të Nichols ndërsa ishte në një lidhje me Khloe Kardashian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat