Pique e paska tradhtuar Shakirën me modelen e famshme

Mediale Vip

Pique e paska tradhtuar Shakirën me modelen e famshme

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:59
Shakira, Pique

Të tjera akuza për tradhtitë e Gerard Pique ndaj Shakirës kanë dalë në dritë. Paparazzi Jordi Martin u shfaq në mediat sociale gjatë fundjavës për të pretenduar se Pique e ka tradhtuar Shakirën me modelen izraelite Bar Refaeli. Sipas fotografit, kjo gjë ndodhi një dekadë më parë, në vitin 2012.

Në videot e postuara gjatë fundjavës, Martin pretendon se ka një mik të përbashkët me Refaelin, i cili konfirmoi se modelja bënte udhëtime të shpeshta në Barcelonë për t'u takuar me Pique.

Në atë kohë, Shakira dhe Pique ishin në një lidhje prej 2 vjetësh dhe ka mundësi që këngëtarja ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me futbollistin në momentin që dyshohet se ka ndodhur tradhtia. Kjo pasi Shakira e solli në jetë djalin e parë, Milan, më 22 janar 2013.

Pretendimet e Jodi Martin i kanë shtuar një tjetër dramë historisë së shumëpërfolur të ish-çiftit të famshëm.

“Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaelit, i cili ka qenë mik i imi për shumë vite, dhe ai mundi të konfirmonte se arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë ishte kjo”, -rrëfeu mes të tjerash Martin.

Sipas Martin, ai ia ka përcjellë detajet Shakirës një muaj më parë, përmes një personi të ngushtë me të, i cili/ e cila u shtang kur mësoi për këtë tradhti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat