Nga njohja te martesa, Klea rrëfen historinë e dashurisë me Gitin: Pse vendosëm të martohemi në Marok

Mediale Vip

Nga njohja te martesa, Klea rrëfen historinë e dashurisë me Gitin: Pse vendosëm të martohemi në Marok

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:25
Klea Huta dhe Elgit Doda

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura nga publiku. Ata kanë disa vite që janë së bashku dhe tashmë janë prindër të një djali.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Klea zbuloi se detaje nga lidhja e tyre, se si janë njohur.Në Akademi të Arteve na prezantoi një shok i përbashkët. Giti donte të merrte një vajzë këngëtare në menaxhim sepse donte të prodhonte këngë, të ishte në menaxhim. Nuk u bë gjë, unë kisha projekte të tjera, ja lash pak seen domethënë. Pastaj pas shumë kohësh kemi qenë te Maratona e Këngës me Alar Band. Ishte dëshirë e përbashkët të bënim një këngë dhe thonë të shkojmë te Giti. Edhe shkojmë në studio se kush me kë, me thënë të drejtën nuk e mbaj mend. Po Giti pra, hodhi shigjetat e para se është Shigjetarë ai”, rrëfeu ajo.

Më tej, bukuroshja foli edhe për dasmën që realizuan në Marok dhe arsyen pse zgjodhën ta bëjnë pikërisht në atë vend.

“Unë isha pak shtatzënë. U lidhëm pastaj bashkëjetuam, unë ngela shtatzënë, pastaj bëmë dasmë private në marok, pas 2 muajsh u celebruam. Në qershor më propozoi për martesë. As vetë unë nuk e di se si kanë ardhur gjërat.

Me thënë të drejtën ka qenë dëshira e fotografes Anjeza Dyrmishit, e cila e kishte me shumë dëshirë të bënte edhe setin e fotove në Marok. Unë nuk ja prisha me thënë të drejtën. Nuk kishte ndonjë lidhje speciale. Na pëlqente kultura e vendit”, u shpreh Klea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat