True zbuloi pa dashje emrin e djalit të Kylie-t?

Mediale Vip

True zbuloi pa dashje emrin e djalit të Kylie-t?

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 17:29
Khloé Kardashian, True

A quhet Snowy vëllai i vogël i Stormit? Është kjo pyetja që fansat e familjes Kardashian-Jenner po bëjnë nga dje, kur u publikua episodi i parë i The Kardashians.

Fansat po spekulojnë se vajza e Khloé Kardashian, True, zbuloi emrin e djalit të Kylie Jenner në premierën e sezonit të dytë të reality show-t të familjes së famshme.

Pasi Khloe mirëpriti djalin e saj në korrik, ajo e prezantoi të bijën 4-vjeçare me vëllain përmes FaceTime.

"Do të shohësh dikë?" pyeti Kardashian në episodin e së enjtes.

True u përgjigj e emocionuar: "Po"!

Kur Khloe pyeti se kë donte të shihte True, ajo u përgjigj: “Vëllai i vogël. Përshëndetje, Snowy!”

Ajo e korrigjoi True-n, duke i thënë se Snowy nuk ishte emri i të porsalindurit. Ajo shpjegoi më parë se emri i të birit fillonin me shkronjën T.

Meqenëse Khloe i tha shoqes së saj Malika Haqq më herët në episod se True e kupton konceptin e motrës së madhe sepse kushërira e saj Stormi ka një vëlla të vogël, shumë pyesnin nëse Kylie Jenner e quajti djalin e saj Snowy.

Jenner ka treguar se ajo nuk e ka ndryshuar "zyrtarisht, ligjërisht emrin" por e ka një emër që mund t’ia vendosë të birit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat