“A e ke tradhtuar Mozzikun dhe s’e lë të takojë vajzën? Përgjigjet Loredana pas këngës!

Mediale Vip

“A e ke tradhtuar Mozzikun dhe s’e lë të takojë vajzën? Përgjigjet Loredana pas këngës!

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:42
Loredana, Hana, Mozzik

Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Të dua”, të cilin ia ka dedikuar vajzës së tij duke i shprehur ndjesitë e tij teksa ndodhet larg së bijës që po rritet në Zvicër pranë nënës së saj.

Gjatë këngës Mozzik i dha gjithashtu mesazh të bijës që të mos e pyesë për arsyen e ndarjes nga Loredana sepse do të “jetë tepër e rëndë po t’i tregojë.”

Këto vargje të këngës kanë nxitur te fansat të mendojnë se Loredana nuk e lë këngëtarin ta takojë të bijën, gjithashtu se arsyeja e ndarjes së tyre është tradhtia e këngëtares.

Pas këngës, Loredana ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku u është përgjigjur pyetjeve të tyre, duke treguar se Mozzik mund ta takojë të bijën, “Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka që kurrë ndryshe. Mund ta pyesësh”, ka sqaruar Loredana.

Ndërkohë një tjetër pyetje ka qenë në lidhje me tradhtinë, “A e ka tradhtuar ndonjëherë ish-in?, “Jo” përgjigjet Loredana, duke shuar aludimet që po qarkullojnë në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat