Wanda Nara dhe Icardi i japin fund martesës pas tetë vitesh

Mediale Vip

Wanda Nara dhe Icardi i japin fund martesës pas tetë vitesh

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:45
Wanda Nara dhe Icardi

Historia e dashurisë mes Mauro Icardi-t dhe Wanda Nara-s ka marrë fund zyrtarisht. Thashethemet për krizë qarkullonin prej disa kohësh, por ata gjithmonë i kishin mohuar, ndoshta ende të papërgatitur për lamtumirën apo në përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.

Ishte showgirl-i argjentinas e konfirmoi lajmin me një Story të publikuar në Instagram.

“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe gjërat që po tejkalojnë dhe spekulimet mediatike, preferohej që ta merrni vesh nga unë. Nuk kam asgjë për të sqaruar më shumë dhe nuk do të jap asnjë detaj për këtë ndarje. Ju lutem, ju kërkoj të kuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Asnjë përgjigje, të paktën për momentin, nga Icardi, i cili vetëm pak ditë më parë publikoi dy foto nga stadiumi Galatasaray, ekipi i tij i ri, me gruan, vajzat Francesca dhe Isabella dhe tre fëmijët e Wanda-s.

Këtë herë nuk janë vetëm thashetheme. Pas tetë vitesh martesë, Nara dhe Icardi kanë vendosur t’i japin fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat