Don Phenom: Tayna repon më mirë se burrat!

Mediale Vip

Don Phenom: Tayna repon më mirë se burrat!

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 00:39
Tayna

U përfol që mes tij dhe Taynës ka një ftohje por kjo nuk është aspak e vërtetë. Edhe sot i ftuar në programin “Ditë pas dite”, Don Phenom e ka vlerësuar shumë Taynën duke e cilësuar atë si një nga reperet më të mira. 

“ Me Taynën kam marrëdhënie shumë të mirë, është nga ato repere që këndon më mirë se burrat”, tha Don Phenom.

I pyetur nga gazetarja Suada Daci sepse ka më shumë duete me kolege vajza dhe jo me djem, Don Phenom tha se, “ne shkodranëve na shkon më mirë muhabeti me femrat, me të gjitha koleget kam marrëdhënie shumë të mira si me Ronelën edhe me Encën.

Nëse unë bëj një bashkëpunim me dikë, duhet të ketë patjetër energji shumë të mirë”.

Ai foli gjithashtu edhe për marrëdhënien e shkëlqyer që ka me Unikatil. “Unikatil e kam njohur që moshën 14 vjeçare, u futa me ID fallco në koncertin e tij dhe që atëherë më ofruan për të qenë pjesë e tyre. Dhe ja ku jemi sot kemi një label”, u shpreh reperi i njohur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat