Alketa Vejsiu zbulon se cila është kënga e saj e preferuar shqiptare

Mediale Vip

Alketa Vejsiu zbulon se cila është kënga e saj e preferuar shqiptare

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 09:00
Alketa Vejsiu

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Alketa Vejsiu është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve të saj, të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Kështu ka zbuluar edhe shumë të fshehta rreth jetës saj, nga marrëdhëniet me kolegët, raportet me të bijën dhe deri te preferencat personale.

E pyetur se cila është kënga e saj e preferuar shqiptare, Alketa ka treguar se bëhet fjalë për këngën “Hana” nga Flori Mumajesi dhe Ylli Limani, e cila nuk është publikuar ende e plotë.

“Mezi po pres të dal kjo këngë… do të jetë super”, ka shkruar moderatorja në Instastory.

Kujtojmë që aktualisht Alketa shfaqet çdo të hënë në ekran me emisionin e saj “Dance with me”, i cili është pritur shumë mirë nga publiku.

Image
Postimi i saj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat