Ramushi ndjek vetëm gruan e tij dhe Loredanën në Instagram, Anita: Mua nga halli, atë nga qejfi

Mediale Vip

Ramushi ndjek vetëm gruan e tij dhe Loredanën në Instagram, Anita: Mua nga halli, atë nga qejfi

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:53
Ramush Haradinaj - Loredana

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj është aktiv në llogarinë e tij në Instagram.

Ish-kryeministri i Kosovës ka mbi 63 mijë ndjekës mirëpo ai ndjek vetëm dy persona, bashkëshorten e tij Anita dhe reperen shqiptare, Loredana.

Për këtë së fundmi e ka folur edhe vet Anita. Ajo u pyet nëse e dinte se kë ndjek Ramushi në Instagram.

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë me të. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Hana. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi”, ka thënë me shaka Anita.

Ndërkohë, miqësia mes reperes dhe familjes Haradinaj vihet re edhe në postime, kohë më parë Ramushi kishte publikuar një imazh ku shihej bashkë me Loredanën, fëmijët e tij dhe reperin Noizy.

“Me miq të veçantë”, kishte shkruar Ramushi sipër imazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat