Sara Hoxha flet për pjesëmarrjen në “DWTS”: Mendoja se do të ishte pak më e lehtë, pres të fitoj

Mediale Vip

Sara Hoxha flet për pjesëmarrjen në “DWTS”: Mendoja se do të ishte pak më e lehtë, pres të fitoj

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 23:32
Sara Hoxha

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, ka shkelur për herë të parë në një arenë kërcimi.

Ajo ka befasuar publikun me vallëzimin në “Dancing With the Stars”, ndërkohë që theksoi se e kishte pasion qysh kur ishte e vogël.

Së bashku me balerinin Luixhino, ata performuan me një “Cha cha cha” që u prit me shumë duartrokitje e komplimente nga publiku.

Përpara kësaj, në klipin prezantues Sara theksoi se mendonte që ishte më lehtë, por që i doli jashtë parashikimeve.

“Provat qenkan shumë intensive. Mendoja se do të ishte pak më e lehtë, pak më qetë. Është komplet jashtë parashikimeve”, tha ajo.

Si çdo konkurrent tjetër, nëna e një vajze tutje tha se dëshiron ta fitojë këtë spektakël.

“Në Dancing With the Stars unë pres të fitoj. Pres që publiku më të njoh pak më shumë se sa vetëm nga Instagrami”, vazhdoi më tej.

Sara në mbrëmjen e sotme (e premte) fitoi në total nga juria gjithsej 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat