“Besa Kokëdhima e dashuruar”/ Artistja flet për jetën private, kush ia ka rrëmbyer zemrën?

Mediale Vip

“Besa Kokëdhima e dashuruar”/ Artistja flet për jetën private, kush ia ka rrëmbyer zemrën?

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 00:40
Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima duket se ka gjetur personin e zemrës ndonëse ende nuk e ka bërë publike lidhjen e saj.

Ndonëse nuk ndua detaje, këngëtarja u shpreh se është në një vend të mirë në jetën emocionale duke nënkuptuar se nga ana romantike është e plotësuar.

“Nuk dua që ju të dini absolutisht asgjë. (qesh) Gjërat shkojnë mirë. Jam shumë e angazhuar udhetojën vazhdimisht, më pëlqen kjo gjë. Planet artistike këtë periudhë më kanë mundësuar që të lëviz shpesh. Edhe emocionalisht jam në një vend të mirë në jetë. Ose të paktën kështu mendoj”-tha ajo në një intervistë në “Wake Up” ku moderatori Blendi Salaj shtoi: “Buzëqeshja jote i thotë të gjitha. Duket si një Besa e dashuruar.”, gjë që ajo nuk e mohoi.

Ndërkohë, e pyetur se me kë do bashkëpunonte mes Beatrix Ramosajt dhe Elvana Gjatës ajo zgjodhi këtë të fundit duke u shprehur se e ka mike zemre prej vitesh. Gjithsesi, Besa foli me superlative edhe për Beatrix.

“Beatrix e kam xhan nga distanca, nuk e kam takuar asnjëherë. Duket një vajzë me një zemër shumë të mirë. Dhe është një artiste interesante, një vajzë shumë e bukur. Elvana përveçse është një artiste e mrekullueshme, e kam mikeshë prej shumë vitesh. Mikeshë zemre. Kështuqë Beatrix nuk do mërzitej që unë të thoja Elvanën në këtë pikë”.– deklaroi Besa.

E pyetur se me kë do bashkëpunonte me një artist mashkull ajo zgjodhi Alban Skënderajn për të cilin u shpreh se ka bashkëpunuar disa herë por jo në një duet. Mozzik, Unikkatil ishin mes emrave të tjerë që ajo do donte të bënte gjithashtu një bashkëpunim.

“Do doja një bashkëpunim me Alban Skënderajn. Nuk kemi diskutuar asgjë. Ne kemi bashkëpunuar më parë. Albani më ka bërë tekstin e “Tatuazh në zemër”, dhe bashkë me Miriamin i dua fort të dy, janë shumë të mirë. Bashkë edhe kemi kënduar. Albanin e vlerësoj shumë dhe është artisti mashkull i parë që do doja të bëja bashkëpunim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat