U përfol se ishte në lidhje me një sheik, Floriana Garo zbulon për herë të parë si qëndron e vërteta

Mediale Vip

U përfol se ishte në lidhje me një sheik, Floriana Garo zbulon për herë të parë si qëndron e vërteta

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 15:46
Floriana Garo

Ish-mderatorja e njohur Floriana Garo është përfolur disa vite më parë,(kur ajo ishte ende beqare) se ishte në një lidhje me një sheik.

E ftuar në “Glamour Zone”, Floriana ka folur në lidhje mbi këtë thashethem dhe e ka sqaruar njëher e mirë.

E pyetur nga moderatorja se cili është thashethemi më i pavërtetë për të dhe që ka qarkulluar më së shumti në mëdia, Floriana nuk ngurroi të përgjigjej aspak:

Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara”– tha Garo.

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë?”– e pyeti gazetarja.

Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv”- theksoi Floriana.

Kujtojmë se disa kohë më parë u përfol shumë në media “konflikti” midis Floriana Garos dhe vjehrrës së saj, ku krahas marrëdhënies personale, në politikë duket se janë ‘kundërshtare’. Sot Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Komisionit të Rithemelimit dhe shfaqet në krah të Berishës në çdo dalje publike. Ndërkaq, vjehrra e saj dikur e angazhuar me politikë i ka publike deklaratat kundër ish-kryeministrit Berisha.

Teksa ishte e ftuar në  “ Fitstation” Floriana rrëfeu këtë situatë duke e konsideruar diçka të zakonshme. Ajo shtoi se bindjet e tyre nuk kanë ndikuar në marrëdhënien personale.

Unë jam përfshirë në këtë rrugë duke e diskutuar me tim shoq, me familjarët dhe me vjehrrën, tjetër se ajo ka thënë jo nuk jam dakord. Vjehrra ime ka qenë e përfshirë në politikë më parë, ajo ka pasur bindje të tjera, tani nuk është e përfshirë më. Ajo në bindje është e djathtë, tjetër se ajo e sheh realizimin e Shqipërisë së dëshiruar ndryshe nga unë,”-tregoi ish-moderatorja.

Janë bindjet e saj, nuk jemi kuptuar në këtë pjesë por kjo nuk ka penguar marrëdhëniet tona në familje, megjithëse ka patur shpesh herë dhe nervozizëm. Bashkëshorti është gjendur disi në situatë të vështirë. Ai ka qenë pro meje në fakt dhe shumë bindshëm me PD-në, dhe jo pro nënës së tij në këtë rast. Megjithatë kjo tregon se funksionon demokracia, dhe nuk mendoj që është rasti i vetëm dhe pse ka bërë shumë përshtypje,”-përfundoi Garo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat