Elvana shuan zërat, tregon nëse do të marrë pjesë në Eurovision

Mediale Vip

Elvana shuan zërat, tregon nëse do të marrë pjesë në Eurovision

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 17:31
Elvana Gjata

Elvana Gjata ka sqaruar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës. “Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, ka shkruar këngëtarja në Instastory. Ishte faqja “Eurovision Kosovo” që shkroi përmes një postimi se nga burime jo zyrtare kishte mësuar se ajo dhe Dhurata Dora synonin Eurovisionin.

Dyshimet u shtuan pasi menaxheri i Dhuratës, Ilir Balija i bëri “like” këtij postimi, veprim që u mor si një konfirmim për duetin e tyre.

Kujtojmë që Elvana mori pjesë në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës, vit që u shoqërua me polemika pasi ajo u rendit në vendin e dytë pas Arilena Arës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat