‘Mendova se do ta humbja’, Floriana Garo rrëfen periudhën më të vështirë në pritje të vajzës

Mediale Vip

‘Mendova se do ta humbja’, Floriana Garo rrëfen periudhën më të vështirë në pritje të vajzës

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 20:05
Floriana Garo

E rikthyer për të jetuar në Shqipëri së bashku me familjen e saj pas disa viteve në Zvicër, Floriana Garo prej kohësh është aktivizuar në anëtarësinë e Partisë Demokratike. Megjithatë, ndonëse e ka gjetur veten në politikë, herë pas here i rikthehet ekranit, nga ku edhe e nisi karrierën e saj.

Së fundi, Floriana ishte e ftuar në “Glamour Zone” për të ndarë me publikun projektet që ka në politikë, por njëkohësisht rrëfeu edhe detaje të pathëna për jetën e saj private.

Ndër të tjera, Floriana tregoi edhe për njërën prej periudhave më të vështira të jetës së saj gjatë pritjes së vajzës. Siç tha ajo, gjatë shtatzënisë së parë pati jo pak probleme shëndetësore, madje edhe ka menduar se do ta humbte fëmijën.

E pyetur se kur ka qenë hera e fundit që ka derdhur lot gëzimi, ajo veçoi momentin kur ka sjellë në jetë vajzën. Gjatë muajve të shtazënisë, ajo kishte pasur komplikacione, aq sa mendonte se edhe mund ta humbte.

“Kur kam lindur fëmijët, sepse me djalin ka shkuar më mirë, por me vajzën kam patur më shumë probleme. Kam menduar për një moment që edhe mund ta humbja. Dhe jo çdo gjë merret për të mirëqenë. Prandaj kur ajo lindi, kam qarë”,–tha Floriana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat