Komentet negative në rrjetet sociale, Xhensila befason me reagimin e saj

Mediale Vip

Komentet negative në rrjetet sociale, Xhensila befason me reagimin e saj

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:45
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj, e ftuar në “Më lër të flas”, tregoi më shumë për karrierën dhe familjen e saj.

Bukuroshja nuk shprehet shpesh në publik për jetën e saj, megjithatë zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve ‘pikante’ të Donaldit dhe Romeos.

Fillimisht, këngëtarja na foli pak më shumë për vajzën e saj të vogël Ajka dhe u shpreh se ndjenja e mëmësisë është një ndjenjë që do të donte të ndodhte dhe njëherë.

“Do sjellim dhe fëmijë të tjerë. Ajka është bashkëpunimi më i bukur që kam bërë me Besin. I ka ngjarë shumë Besit nga karakteri. Ajka është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor. Le të bëhet në jetë çfarë e bën atë të lumtur”-tregoi Xhensila.

Xhensila foli për herë të parë lidhur me komentet negative që merr në rrjete sociale ashtu si çdo personazh i njohur.

“Ne përshtatemi, si kameleon. Nuk kam bërë kompromis, por jam shumë më e qetë. Me çfarë dëgjoj rreth e rrotull kam fituar imunitet”- tha ylli i muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat