Princi William ua ka bërë të qartë fëmijëve se Camilla nuk është gjyshja e tyre

Mediale Vip

Princi William ua ka bërë të qartë fëmijëve se Camilla nuk është gjyshja e tyre

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 17:17
Familja mbretërore

Pavarësisht se ka qenë e martuar me Mbretin Charles III për gati dy dekada, Mbretëresha-Bashkëshorte Camilla nuk konsiderohet gjyshja e tre fëmijëve të Princit William, sipas një libri të ri.

Princi i sapoemëruar i Uellsit thuhet se ua ka bërë të qartë fëmijëve se Camilla është gruaja e babait të tij dhe jo gjyshja.

Biografja mbretërore Angela Levin pohoi në librin e saj të ri, "Camilla: From Outcast to Queen Consort", se William, "u ka thënë Princit George, motrës së tij Princeshës Charlotte dhe Princit Louis se ata kanë dy gjyshër, por vetëm një gjyshe."

Megjithatë, autorja Tina Brown më parë pohoi se William, në ndryshim nga Harry, ka arritur të jetë i përzemërt me Camilla-n gjatë viteve, duke thënë:

"William e ka pranuar Camilla-n në kuptimin e asaj që ajo do të thotë për babain e tij. Harry, nga ana tjetër, nuk e duron dot Camilla-n."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat