Mila Kunis ka pranuar se falë një “gënjeshtre të vogël” mori rolin e saj të parë të rëndësishëm

Mediale Vip

Mila Kunis ka pranuar se falë një “gënjeshtre të vogël” mori rolin e saj të parë të rëndësishëm

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 18:09
Mila Kunis

Në një intervistë për Vanity Fair, Mila Kunis konfirmoi se ka gënjyer për moshën e saj në audicionin për serialin “That ‘70s Show”, me të cilin në fakt nisi rrugëtimin e saj në botën e aktrimit, ndërsa ishte vetëm 14 vjeçare në kohën e xhirimeve.

Nga “Black Swan” te “Friends With Benefits”, Mila ka pasur disa role të mëdha, por ajo mund të mos kishte qenë kurrë aktorja që e njohim sot nëse nuk do të ishte për një gënjeshtër që e kishte thënë në fillim të karrierës së saj.

Kunis, e lindur në vitin 1983, ka aktruar që nga viti 1994, kur u shfaq në një episod të serialit “Days of Our Lives”. Pas kësaj, pati disa role të tjera të vogla, por për shumëkënd u bë e njohur në vitin 1998, kur mori rolin e Jackie në serialin “That ‘70s Show”

Tashmë dihet se asokohe aktorja ishte vetëm 14 vjeçare kur u shfaq për herë të parë në serial, por për këtë nuk ishin në dijeni autorët e projektit.

Mila ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur kur foli në lidhje me thashethemet se ka gënjyer për moshën e saj: “Dua të jem shumë e qartë tani: gënjeva, në rregull? E bëra”.

Kunis, megjithatë, nxitoi të theksojë se gënjeshtra nuk zgjati shumë. Ajo shpjegoi se duhej të nënshkruante një kontratë përpara se të merrte rolin dhe shumë shpejt u zbulua se në fakt ajo ishte vetëm 14 vjeçare, ndërsa pjesa tjetër e kastit ishin më të vjetër se personazhet adoleshentë që i luanin.

Për fat të mirë, krijuesit e shfaqjes, Bonnie dhe Terry Turner, e kishin pëlqyer shumë performancën e saj, ashtu që nuk pati shumë rëndësi kur u mësua për moshën e vërtetë të aktores.

Aktorja e përshkroi zanafillën e “That ‘70 Show” si “kohën e lulëzimit të fëmijëve më të mëdhenj që luanin fëmijë më të vegjël”, kur ajo ishte në të vërtetë në të njëjtën moshë me personazhin Jackie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat