Këngëtarja nga Kosova: Nuk dua famë nga fotot sensuale /Xhemile Veselaj: Gjithçka e kam me forcat e mia

Mediale Vip

Këngëtarja nga Kosova: Nuk dua famë nga fotot sensuale /Xhemile Veselaj: Gjithçka e kam me forcat e mia

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 23:52
Xhemile Veselaj

Për të gjithë ata që e ndjekin, e dinë se Xhemilja është ndër ato artiste që e ka nisur këtë rrugë me hapa të vegjël dhe qëllimet e qarta. Prej vitesh, ajo është pjesë e tregut, duke preferuar të qëndrojë larg lajmeve të bujshme dhe titujve bombastik. Modestisht ajo shprehet se në karrierën e saj ka idhuj edhe kolegët, që do të dëshironte një bashkëpunim.E gatshme për të prekur skena të mëdha, ajo na zbulon planet e së ardhmes, si dhe qëllimet që i ka vendosur vetes.

Je një nga këngëtaret që ka arritur sukses me forcat tua, pa mbështetjen e askujt, na thuaj si ka qenë kjo periudhë për ty?

Po e vërtetë, kjo periudhë nuk ishte e lehtë të qëndrosh vetëm në forcat e tua, mirëpo me përkushtim dhe dashuri ndaj punës vështirësitë kalohen lehtë. Ju keni publikuar disa këngë deri më tani, na thuaj pak a shumë për bashkëpunëtorët, projektet, sa e kënaqur ke qenë dhe si janë pritur nga publiku? Kam publikuar shumë këngë deri më tani.Disa prej tyre kanë qenë edhe me bashkëpunëtorë të tjerë, prej të cilët nga shumica kam qenë e kënaqur. Të gjitha ato bashkëpunime janë pritur mirë nga publiku.

Cila këngë ndryshoi dhe bëri kthesë në karrierën tënde, si ndjehesh për suksesin tënd deri më tani?

Kënga që bëri kthesë në karrierën time që nga fillimi ka qenë “Trileqja”, që ishte pritur shumë mirë nga publiku.

Kemi lënë prapa një vit të vështirë. Si ishte viti 2021 për ty?

Po viti 2021 ka qenë një vit më i mirë, duke marrë parasysh vitin paraprak 2020 ku ka filluar edhe pandemia, kam publikuar dhe punuar në këngë dhe videoklipe të ndryshme. Gjithashtu, edhe 2022 ka qenë vit i mbarë sa i përket sukseseve në karrierë.

Në çfarë jeni duke punuar aktualisht? Cilat janë projektet e reja që presim këtë vit?

Jam duke punuar shumë në këtë drejtim, për videoklipe dhe këngë detajet e të cilave do i bëj publike më vonë.

Ka shumë këngëtare shqiptare të suksesshme në industrinë e muzikës, me kë do të kishit dashur të bashkëpunoni?

Shumë këngëtarë, kolegë dhe kolege janë të mirë, mirëpo do e veçoja atë që e kam idhull, Sinan Vllasaliun. Shumica prej tyre përdorin sensualitetin në foto e paraqitje për sukses dhe famë, sa ndikon kjo te ju? Me pak fjalë, dua që vetëm puna dhe arritjet e mia të ndikojnë në pjesën e famës.

Si është një ditë e zakonshme për Xhemilen?

Përveç pjesës së rutinës së përgjithshme, kaloj kohën në studio duke punuar në projektet e mia, duke u kujdesur për pjesën e veshjeve dhe dukjes nëpër mbrëmje të ndryshme.

Thënia juaj e jetës?

Thënia ime e jetës është “vonim po, shpëtim kurrë”, që do të thotë që ndonjë punë mund vetëm të vonohet nga rruga ime, mirëpo të mos shpëtoj nga unë diçka që dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat