Princ William zbulon dhuratën më të keqe që i ka bërë ndonjëherë për ditëlindje bashkëshortes së tij

Mediale Vip

Princ William zbulon dhuratën më të keqe që i ka bërë ndonjëherë për ditëlindje bashkëshortes së tij

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 18:08
Princ William dhe KAte Middleton

Kate Middleton do të festojë së shpejti 41-vjetorin e saj të lindjes dhe padyshim që bashkëshorti i saj, Princi William, do të sigurohet që ajo ditë të jetë tepër e veçantë për gruan e tij, me të cilën është i martuar prej 10 vitesh.

Por së fundmi William ka pranuar se nuk e ka pasur gjithmonë shije të mira kur bëhet fjalë për blerjen e dhuratave në të kaluarën.

Disa kohë më parë princi u shfaq në një episod special të podcast -it të Peter Crouch në mbështetje të fushatës Heads Up .

Pasi ish-sulmuesi anglez rrëfeu se i kishte blerë gruas së tij Abbey Clancy një mushama për ta mbrojtur nga shiu Princi William tha: “Unë i dhashë gruas sime një palë dylbi një herë – ajo kurrë nuk më la ta harroj këtë gjë.”

“Kjo ishte në fillim, kur ne ishim ende miq, po mendoj se kjo i vuri pikën marrdhënies tonë “ shtoi William dhe me Peter duke qeshur, ai vazhdoi: “Nuk shkoi mirë. Sinqerisht, nuk e kam idenë pse i bleva asaj një palë dylbi, dukej si një ide e mirë në atë kohë.”

William dhe Kate, të cilët festuan përvjetorin e tyre të dhjetë të martesës në prill 2021, u takuan për herë të parë në vitin 2001 kur të dy ishin studentë në Universitetin e St Andrews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat