“Biseda e bebit u bë realitet”/ Einxhel Shkira e paska marrë dhuratën e parë të vogëlushit kur sapo kishte nisur lidhjen me Dj Dagz!

Mediale Vip

“Biseda e bebit u bë realitet”/ Einxhel Shkira e paska marrë dhuratën e parë të vogëlushit kur sapo kishte nisur lidhjen me Dj Dagz!

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 19:54
EInxhel Shkira dhe Dj Dagz

Që pas daljes ngs “Big Brother Vip”, duket se EInxhel Shkira dhe Dj Dagz e kanë marrë dhuratën e parë të bebit të tyre.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë moderatorja nëpërmjet një InstaStory, ku tregon se dhurata është bërë nga një suportuese e tyre e cila jeton jashtë shqipërisë. Sipas Einxhel, ajo ishte inspiruar nga një bisedë që ish-banorja ka bërë me partnerin e saj kur sapo ishin lidhur.

“Dhurata e parë e bebit më ka ardhur nga një suportuese e madhe e jona, që jeton në Australi. E cila i kishte blerë sapo kemi dal nga ‘BB’ e inspiruar nga një bisedë e jona për bebe, ndërkohë që sa ishim lidhur.

Kur mi solli në verë zbuloi se s’do shkonin dëm sepse biseda e bebit po bëhej realitet”- shkroi Einxhel krahas fotos, ku shihen një palë këpucë për bebe.

Image
Postimi

Einxhel dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” ku dolën si çift. Tashmë dyshja do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Lajmin e shtatzënisë e zbuloi vetë Einxhel nëpërmjet një videoje ku shfaqet pranë Dagz dhe tregon barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa gjininë e bebushit çifti e zbuloi nëpërmjet një feste ‘gender reveal’ së bashku me familjarë dhe miqtë të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat