Kush është vajza misterioze me të cilën darkoi Kanye West?

Mediale Vip

Kush është vajza misterioze me të cilën darkoi Kanye West?

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 10:33
Kanye West dhe Juliana Nalú

Vajza misterioze me të cilën Kanye West u shfaq së fundmi në publik, është modelja Juliana Nalú, sipas ‘Page Six’.

Dizajneri i modës Yeezy u fotografua duke dalë nga restoranti i dashur për të famshmit Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni, të shtunën përpara se të shkonte në një dyqan veshjesh me Nalú.

Nuk dihet se sa kohë kanë që e njohin njëri-tjetrin, por postimi më i fundit i Nalú-së në Instagram tregon produktet më të fundit të stilistit Yeezy, syze dielli YZY SHDZ.

Në një set tjetër fotografik të shpërndarë më 30 shtator nga Java e Modës në Paris, Nalú ka veshur një veshje që shkruan një pjesë të këngës së West “Djalli me fustan blu”.

Dyshja, të cilët mund të kenë thjesht një marrëdhënie pune, dolën për një darkë në qytet.

Nalú ishte veshur me një fustan të shkurtër gri dhe çizme të gjata, ndërsa West zgjodhi pamjen e tij të zakonshme. Nalú dhe West u përpoqën të fshiheshin nën kapelet e tyre të zeza për të mos u fotografuar nga papacacët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat