Pas një jave të vështirë, blogerja e njohur sjell në jetë djalin e saj në muajin e tetë! Ja emri dhe fotot e para të vogëlushit

Mediale Vip

Pas një jave të vështirë, blogerja e njohur sjell në jetë djalin e saj në muajin e tetë! Ja emri dhe fotot e para të vogëlushit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:27
Sara Karaj

Me një video shumë të bukur në kinema, Sara Karaj muaj më parë ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Pas komplikacioneve që pati dhe duke qëndruar nën vëzhgimin e mjekëve, tashmë Sara ka sjellë në jetë djalin e saj të cilin e ka pagëzuar me emrin Greg. Blogerja është gjithashtu nënë e një djali të quajtur Tomas.

Me anë të një postimi në Instagram, blogerja ka dhënë lajmin e ëmbël për ndjekësit e saj. Ajo publikoi disa foto të shkrepura pas lindjes së vogëlushit.

Pas nje jave plot sfida dhe intensive, me ne fund Greg iu bashkua familjes tone.💛

Greg, na ke mrekulluar me forcen tende! Ne jemi cdo moment me ty. Te tre! Uroj shume qe kjo periudhe te kaloje sa me shpejt dhe te vish me ne, sic kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.🤍

Ajo qe dua te te siguroj eshte qe kur ti te behesh me mire dhe i forte, do te kesh vellain dhe babin me te mire ne bote afer. Qe do te te qendrojne prane ne cdo moment te bukur apo te veshtire. Ndersa mua,ti e di, do me kesh gjithmone si tek barku.❤️ Ne e nisem kete rrugetim bashke, me afer se kurre dhe keshtu do vazhdoje!

Faleminderit shume per cdo mesazh apo perkujdesje qe keni dhene drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do te mund tia dilnim pa familjen tone te madhe qe ka qene gjithe kohes aty, per cdo gje.❤️”- shkroi Karaj krahas postimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Karaj (@sara.karaj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat