Selena Gomez flet për problemet shëndetësore

Mediale Vip

Selena Gomez flet për problemet shëndetësore

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 20:34
Aktorja

Selena Gomez ndihet mirënjohëse që është gjallë pas problemeve të saj shëndetësore.

Aktorja 30-vjeçare me famë botërore ka folur për betejat e saj shëndetësore shumëvjeçare në dokumentarin e saj “My Mind and Me”, duke pranuar se tani është gjithçka në rregull.

Në një sekuencë nga dokumentari, Selena e cila ka luftuar me ankthin dhe depresionin – shpjegoi: “Thjesht bëhu kjo që je Selena. Askush nuk shqetësohet për atë që po bën.

Bëhet fjalë për atë se kush je. Të jem në rregull me vendin ku jam. Unë jam mirënjohëse që jam gjallë.”, u shpreh ajo.

Selena, e cila gjithashtu mori një transplant të veshkës në 2017, pasi u diagnostikua me lupus, fitoi famë si fëmijë në ‘Barney and Friends’.

E megjithëse thekson se nuk dëshiron që të jetë shumë e famshme, aktorja dhe këngëtarja shton se është e vendosur ta përdorë këtë për të përhapur pozitivitet.

“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar. Nuk dua të jem super e famshme, por e di që nëse jam këtu, duhet ta përdor atë për mirë.”, tha Selena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat