Kërcënohet me vdekje Tom Cruise

Mediale Vip

Kërcënohet me vdekje Tom Cruise

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 20:44
Tom Cruise

Aktori i njohur, Tom Cruise ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe regjisori Christopher McQuarrie kanë marrë një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës.

Sipas burimeve, brenda ekipit të filmit “Mission: Impossible”, Tom dhe Chris janë ende duke punuar, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, por gjërat janë bërë gjithnjë e më të pakëndshme me një ish-anëtar të ekipit dhe tani është rasti të mos rrezikojnë. Kjo pasi po rrezikohet jeta e Tom dhe Chris edhe prapa kamerave.

Lajmi për mosmarrëveshjen me ish-punonjësin u shfaq fillimisht në gazetat franceze, pasi ai nisi një betejë ligjore kundër Tom, Chris dhe Paramount Studios.

Ai pretendon për lidhje të diskutueshme midis oligarkëve rusë që financojnë filmat e aktorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat