“Mami më ka mësuar të punoj që kur isha 14 vjeç”- Armina Mevlani hap zemrën dhe flet për fëmijërinë e saj

Mediale Vip

“Mami më ka mësuar të punoj që kur isha 14 vjeç”- Armina Mevlani hap zemrën dhe flet për fëmijërinë e saj

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 10:27
Armina Mevlani

Armina Mevlani ka hapur zemrën dhe ka folur së fundmi për fëmijërinë e saj.

Gjatë programit “Goca dhe gra”, blogerja u shpreh se si fëmijë i vetëm qe është, prindërit e saj nuk e kanë llastuar kurrë. Më tej ajo zbuloi se mamaja e saj bënte tre punë në ditë dhe e ka mësuar të punojë që në moshën 14-vjeçare.

“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”,- rrëfeu Armina.

Kujtojmë se një moment i veçantë nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, ishte kur blogerja hoqi fustanin e nusërisë për të veshur veshjen tradicionale të Tropojës.

Ashtu si vetë moderatorja kishte lajmëruar, dasma do të ishte tradicionale deri në fund dhe ashtu ndodhi. Si një profesioniste e vërtetë, ajo kërceu bashkë me trupën e baletit vallen e Tropojës, për të nderuar qytetin nga ku dhe ka origjinën Shkëlzeni. Por duket se lidhja me këtë qytet është shumë e fortë për Arminën dhe një fakt të tillë e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.

Një prej ndjekësve e e konsideroi Arminën, nusen më të dashur në Tropojë. I mënjehershëm ishte edhe reagimi i blogeres, ku përkrah fotos së saj me veshjen tradicionale të zonës, nuk i kurseu komplimentet për njerëzit e kësaj zone. Natyrisht e nxitur nga njerëzit e fisit të Shkëlzen Berishës.

 “Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij,”-shkroi Mevlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat