Meghan dhe Harry duan që 2023-shi të jetë viti i paqes me familjen mbretërore, ama ka disa sfida

Mediale Vip

Meghan dhe Harry duan që 2023-shi të jetë viti i paqes me familjen mbretërore, ama ka disa sfida

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 19:36
Meghan dhe Harry

Në frontin e familjes mbretërore, kemi një lajm të mirë: Princ Harry dhe Meghan Markle mendojnë se 2023-shi do të jetë viti kur pajtohen me pjesën tjetër të familjes mbretërore dhe po planifikojnë të zgjidhin problemet e tyre, poor ka edhe problematika.

“Viti i ardhshëm do të jetë viti i pajtimit”, u shpreh një burim për “The Sun”.

“Dukesha ka në plan t’i japë fund sherrit mbretëror”, megjithatë ka një ngërç, pasi gjithçka do të varet nga kujtimet e Harry-t në librin e tij, apo dokumentari në Netflix*, ku pritet të përfshihen situata kritike mes mbretit Charles dhe Camilla-s”. Sigurisht, kjo do t’i vështirësojë planet.

“Ata kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos kritikojnë monarkun. Janë përpjekur gjithmonë të jenë të respektueshëm ndaj mbretëreshës”, tha një burim për “The Sun”. “Është e qartë që përpjekja për pajtim nuk do të funksionojë kurrë nëse ata do të kritikojnë monarkun. Është gjithashtu një qasje krejtësisht arrogante, sepse ata po pretendojnë se mund të rifitojnë besimin e babait dhe William. Por ky besim ka ikur përgjithmonë”, tha burimi, duke shtuar: “Harry dhe Meghan nuk do të jenë kurrë njësoj. Harry duhet të rikujtojë se tani, ai ka të bëjë me kreun e shtetit, jo vetëm me babanë e tij. Nëse ata nuk e respektojnë mbretin, ata nuk po e respektojnë vetëm njeriun, por edhe institucionin”.

Kështu, pavarësisht dëshirës së mirë që mund të ketë Meghan dhe Harry, sërish nuk duhet harruar autoriteti që kanë mbi krye, si dhe të gjitha deklaratat dhe veprimet në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat