Rikthehen “Stupcat”

Mediale Vip

Rikthehen “Stupcat”

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 19:49
“Stupcat”

Aktori kosovar Vedat Bajrami, ka bërë të ditur se grupi i humoristëve “Stupcat”, pjesë e të cilit është edhe ai vetë, do të kthehet shumë shpejt me befasi për publikun e Kosovës.

Bajrami ka thënë në “Express”, të enjten, se pas një pauze pothuajse prej 2 vjetësh, “Stupcat” do të kthehen në ekran me “specialitetet e tyre”.

“Shumë shpejt publikun tonë kosovar që i kemi munguar për shumë vjet, mund të them nja 2 vjet, do ta qerasim me disa superskeqe. Specialiteti jonë si gjithmonë, temat sociale, politike. Populli ynë ka nevojë të qesh”, ka thënë Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat