Kate Middleton do të takohet me Meghan Markle për të zgjidhur tensionet!

Mediale Vip

Kate Middleton do të takohet me Meghan Markle për të zgjidhur tensionet!

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 12:49
Kate Middleton dhe Meghan Markle

Princesha e Uellsit, Kate Middleton është e gatshme t’i jap fund përçarjes me Meghan Markle, duke shpresuar se marrëdhëniet me të do të rregullohen në vizitën e saj të ardhme në Shtetet e Bashkuara.

“Sapo planet e Kate dhe William për Boston të përfundojnë, ajo po planifikon të bëjë një hap drejt Meghan-it në një përpjekje për të ribashkuar vëllezërit dhe për të shëruar përçarjen”, tha një burim për mediat e huaja, duke shtuar se Middleton beson se është ajo që Princesha Diana dhe Mbretëresha Elizabeth II “do të kishin dashur”.

Më tej burimi shton, “Harry dhe Meghan janë deri në fyt me oraret e tyre të ngjeshur, por Meghan është e gatshme të bëjë përpjekje për sa kohë që datat nuk përplasen”.

Mësohet se Princi William, dhe Middleton do të marrin pjesë në ceremoninë e dytë vjetore të ndarjes së çmimeve “Earthshot Prize” në Boston më 2 dhjetor,  duke shënuar udhëtimin e tyre të parë në SHBA që nga viti 2014.

Ndërkohë që Meghan dhe Kate mund të jenë gati për t’i qetësuar gjërat, burimet thonë se Ëilliam “thjesht nuk mund ta falë” ende vëllain e tij të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat