Arbenita flet për besimin e saj fetar

Mediale Vip

Arbenita flet për besimin e saj fetar

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 17:22
Arbenita Ismajli

Nuk është hera e parë që një varëse në formë kryqi e mbajtur nga personazhe të njohur në dalje të tyre, bëhet objekt bisede tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Së fundmi ka qenë Arbenita Ismajli, e cila në një fotografi të saj në një revistë të huaj ka pasur në qafë një aksesor të tillë. E kjo varëse më pas është marrë si një përcaktues për fenë e saj të krishterë, duke ngallur reagime në rrjet.

Mirëpo, së fundmi modelja nuk ka lënë më vend për thashetheme duke bërë një deklaratë në Instagramin e saj.

Krahas një fotoje ku aludohej lajmi se ajo është e krishterë, Arbenita shkruan:

Image

“Demantoj lajmet e rreme se unë jam e krishterë. Një varëse nuk ma përcakton besimin, që është diçka e brendshme. Nuk e e di si flenë natën këto lloj “gazetarësh” që shpifin për të nxjerrë 20 euro.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat