Ylli Limani nuk do të marrë pjesë në Festivalit të Këngës, por ja artistja pretendente që do të shikojmë në skenë

Mediale Vip

Ylli Limani nuk do të marrë pjesë në Festivalit të Këngës, por ja artistja pretendente që do të shikojmë në skenë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 18:19
Yll Limani

Këngëtari i famshëm shqiptar Yll Limani ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, që fituesin e çon në festivalin evropian të muzikës, Eurovision.

Ky reagim i artistit erdhi në rrjetin social Instagram, në të cilin ai u shpreh: Nuk do të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”, duke mbyllur kështu çdo thashetheme se artisti mund të jetë pjesë e Festivalit.

Më heret edhe Elvana Gjata ka konfirmuar se nuk garon në Festivalin e RTSH-së, ndërsa një prej këngëtareve të njohura që pritet të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së këtë vit është Fifi.

Ish-banorja e Big Brother, pritet ta pranoj ftesën e drejtueses së festivalit, e cila këtë vit do të jetë Arbana Osmani, ndërsa bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj do të jetë në rolin e regjisorit të festivalit, ku fituesi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat