“Më tha që nuk bëj punë të ndershme”, konkurrentja ia plas të qarit në emision: Më provokon në pika të dobëta

Mediale Vip

“Më tha që nuk bëj punë të ndershme”, konkurrentja ia plas të qarit në emision: Më provokon në pika të dobëta

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 09:56
Ilda

Debatet në “Për’puthen” shpeshherë nisin me detaje të vogla, por situata kalon në gjëra personale ku protagonistët preken dhe situata del nga kontrolli.

Disa mesazhe në grupin e përbashkët të whatsapp janë bërë shkas për një debat dot në “Përputhen” mes Irisit dhe Ildës, ku kjo e fundit nuk i mbajti dot lotët pasi u ndje e ofenduar nga fjalët e konkurrentes tjetër.

Ilda: Provokimet dhe kunjat kanë nisur që në grupin e whatsapp, ku ajo lë të nënkuptojë që unë bëj një punë të pandershme.

Iris: Unë nuk të thashë që nuk bën punë të pandershme, thashë që puna që bëj unë është e ndershme.

Ilda: Nëse dikush më prek në familje apo në punë dhe çdo lloj gjëje që është e imja e pika të dobëta, nuk e duroj dot (qan).

Iris: Unë nuk e kam gojën për bukë, nëse më drejtohesh mua do të marrësh atë që meriton. Unë Ildes i kërkoj falje publike meqë u prek kaq shumë dhe po qan e jam më e vogël.

Ilda: Nuk po qaj nga fjalët e tua, po qaj nga inati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat