Mbreti Charles do ta përjashtojë Harry-n nga kurorëzimi nëse libri i tij sulmon Camilla-n

Mediale Vip

Mbreti Charles do ta përjashtojë Harry-n nga kurorëzimi nëse libri i tij sulmon Camilla-n

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 17:11
Mbreti Charles dhe Princ Harry

Mbreti Charles III thuhet se do ta ndalojë Princin Harry të marrë pjesë në kurorëzimin e tij nëse në librin me kujtime të dukës, që pritet të publikohet së shpejti, ai do të sulmojnë Mbretëreshën Bashkëshorte Camilla.

"Është një gjë që Harry të sulmojë Charles-in, por nëse Harry e detyron atë të zgjedhë, duke përfshirë Camilla-n në librin e tij, nuk kam dyshim se ai do të zgjedhë Camilla-n," tha një burim për Daily Beast, duke shtuar se monarku i ri është "tepër mbrojtës" ndaj gruas së tij të dytë.

Një tjetër burim i brendshëm i tha gazetës se Harry dhe Meghan Markle janë në një listë pritjeje për ceremoninë e vitit 2023, duke nënkuptuar se ende nuk është vendosur nëse do të ftohen apo përjashtohen.

Libri me kuntime i Harry-t ishte planifikuar të botohej në nëntor, por data u shty pas vdekjes së Mbretëreshës.

Në fillim të këtij muaji, biografi mbretëror Tom Bower i tha Page Six se Charles dhe anëtarët e familjes së tij janë shumë nervozë për librin, duke e quajtur atë një "bombë me sahat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat