Gënjeshtra mbretërore? Harry dhe Meghan treguan histori kontradiktore në dokumentarin e tyre

Mediale Vip

Gënjeshtra mbretërore? Harry dhe Meghan treguan histori kontradiktore në dokumentarin e tyre

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 20:03
Harry dhe Meghan

Megjithëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të debutojnë në dokumentarin e tyre në Netflix në fillim të dhjetorit, ka shumë konflikte që duhet të zgjidhen së pari.

Sipas një burimi, Netflix dhe kineastët e serialit u hutuan nga disa nga komentet e çiftit mbretëror, pasi ato dukej se kundërshtonin atë që shkroi Harry në librin e tij të ardhshëm.

"Shumë gjëra në dokumentar kundërshtonin atë që ka shkruar Harry, kështu që ishte një problem," zbuloi një burim i industrisë. “Më pas, Harry dhe Meghan bënë kërkesa të rëndësishme [për kineastët] që të hiqen disa nga përmbajtjet që ata vetë kanë ofruar, për projektin e tyre”.

Harry dhe Meghan donin të ndalonin publikimin e shfaqjes së tyre në Netflix deri vitin e ardhshëm, në mënyrë që të mund të ktheheshin dhe të bënin ndryshime; megjithatë, drejtuesit në shërbimin e transmetimit insistuan që seritë të publikoheshin pas sezonit të pestë të The Crown, që fillon më 5 nëntor.

Duka dhe Dukesha e Sussex besohet se kanë folur në thellësi për familjen mbretërore, duke përfshirë Princin William dhe Kate Middleton, si dhe Mbretin Charles III dhe Camilla-n.

Por pasi u kthyen nga Britania e Madhe pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Harry dhe Meghan filluan të kishin "mendime të tjera për historinë e tyre" dhe një burim vuri në dukje se ata janë në panik dhe po përpiqen të "ulin tonet”.

Përveç projektit të tyre në Netflix, Harry gjithashtu duket se është i gatshëm të bëjë redaktime në librin e rij me kujtime, që gjithashtu është shtyrë për t’u botuar në një moment tjetër.

Shumë besojnë se vdekja e gjyshes së tij ndryshoi perspektivën e Harry-t për projektet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat