Shpat Kasapi zbulon përse nuk kthehet te “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Shpat Kasapi zbulon përse nuk kthehet te “Kënga Magjike”

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 21:49
Shpat Kasapi

Shpati gjatë një interviste zbuloi se hera e fundit që ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor ka qenë para 10 vjetësh në “Kënga Magjike”

Ai duket ka ngelur i zhgënyer nga vlerësimet e jurisë duke thënë se asgjë nuk është reale, është vetëm një lojë e padrejtë.

A ke mendu me u rikthy?”, e pyeti prezantuesi. “Nuk jam munduar  sepse më kanë zhgënyer shumë ato pikët që jepen në fund.

Është diçka sikur është lojë dhe jo sikur është diçka reale. Më shumë jam zhgënyer nga kolegët e mi, nga ato që bëjnë sikur janë profesorë të muzikës, bëjnë sikur të duan dhe në fund të vlerësojnë më pak. Unë e kuptoj që muzika është kritike por nuk kam pasur arsye pse të vlerësohem aq  pak dhe normal jam zhgënyer dhe  nuk kam marrë pjesë më. Çdo gjë është e padrejtë aty. Kam hatërmbetje por nuk kam pse t’ia përmend emrin se nuk ka nevojë” u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat