Me kë e ka? Shpat Kasapi “shpërthen” ndaj kolegëve: Bëjnë si profesionista

Mediale Vip

Me kë e ka? Shpat Kasapi “shpërthen” ndaj kolegëve: Bëjnë si profesionista

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:53
Shpat Kasapi

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, Shpat Kasapi ka zbuluar se hera e fundit që ka marrë pjesë në një kompeticion muzikor ka qenë para 10 vjetësh në “Kënga Magjike”. Artisti theksoi se është zhgënjyer nga vlerësimet e jurisë duke thënë se asgjë nuk është reale por një lojë e padrejtë.

“Nuk jam munduar sepse më kanë zhgënjyer shumë ato pikët që jepen në fund.

Është diçka sikur është lojë dhe jo sikur është diçka reale. Më shumë jam zhgënjyer nga kolegët e mi, nga ato që bëjnë sikur janë profesor të muzikës, bëjnë sikur të duan dhe në fund të vlerësojnë më pak.

Unë e kuptoj që muzika është kritike por nuk kam pasur arsye pse të vlerësohem aq pak dhe normal jam zhgënjyer dhe nuk kam marrë pjesë më. Çdo gjë është e padrejtë aty. Kam hatërmbetje por nuk kam pse t’ia përmend emrin se nuk ka nevojë.”, u shpreh mes të tjerash këngëtari.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat