George Clooney tregon momentin e sikletshëm kur puthi Julia Roberts në sy të bashkëshortes

Mediale Vip

George Clooney tregon momentin e sikletshëm kur puthi Julia Roberts në sy të bashkëshortes

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 10:45
George Clooney me grua dhe Julia Roberts

George Clooney tregoi momentin e sikletshëm, kur duhet të puthte miken dhe kolegen e tij në sy të bashkëshortes.

Para se t’ju shkojë mendja për keq, gjithçka ndodhi për filmin më të ri të aktorëve, “Ticket to Paradise” dhe ku aktorit i duhej të xhironte në Australi dhe gruaja e tij, Amal Clooney dhe binjakët e tyre 5-vjeçarë shkuan për ta mbështetur. Clooney tregoi se atij dhe Roberts iu desh të putheshin, ndërkohë që Amal dhe binjakët po i shihnin.

“Ndodhi kur gruaja dhe fëmijët erdhën të më vizitonin”, tha aktori. “Dua të them, ishte hera e parë kur erdhën për të më vizituar”, shtoi Julia dhe ishin: “Babi, oh, halla Juju dhe ne ishim “nxirrini jashtëë!”, tha aktorja, duke treguar edhe marrëdhënien e ngushtë që ka me George dhe familjen e tij. “Ishte shumë keq. Ç’po bën babi? Ç’është kjo?”, u shpreh Clooney, duke treguar edhe “shqetësimin” e fëmijëve. Sigurisht, edhe batuat nuk munguan. Julia tha se “ishte si të puthësh shokun tënd të ngushtë” dhe Clooney u kundërpërgjigj: “Ti e di që unë jam vlerësuar 2 herë si “Burri Më Seksi?”.

Julia dhe George, prej vitesh kanë qenë miq shumë të mirë, në ekran dhe jashtë tij. Në një intervistë për “The New York Times”, Julia i ka dhënë të gjitha meritat Clooney, sepse sipas saj, ai e kishte shpëtuar nga “vetmia totale dhe zhdukja”, pasi Roberts ishte në Australi pa bashkëshortin dhe fëmiljët e saj. “Ne ishim në një flluskë dhe ishte periudha më e gjatë në të cilën kam qenë larg familjes”, tha ajo. Julia është e martuar prej 2 dekadash me kinematografin Danny Moder dhe së bashku kanë 3 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat