Përlotet Arjan Konomi: Shumë vite pa e përjetuar këtë ndjesi

Mediale Vip

Përlotet Arjan Konomi: Shumë vite pa e përjetuar këtë ndjesi

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 17:06
Arjan Konomi

Opinionisti Arjan Konomi u gjend i papërgatitur me pritjen e publikut mbrëmjen e kësaj të shtune në “Më lër të flas”. Sapo hyri në skenë, ai  përjetoi shumë emocione nga brohoritjet e publikut, aq sa ai nuk mundi t’i përmbajë lotët.

Siç tha Arjani, duartrokitjet e publikut i kishin munguar për shumë kohë.

“Janë shumë emocionuese, më kishte munguar, se jemi përditë para ekranit dhe kemi errësirë, ndonjëherë bëjmë sikur komunikojmë, me gjithë këta njerëz vajza, zonja e zotërinj është… Do të vij prapë”, – tha ai i përlotur.

Pyetjes se sa kohë kishte pa përjetuar këtë ndjesinë e publikut, ai iu përgjigj: “Që në Big Brother, shumë vite, një nga emocionet më të bukura të Big Brother është pikërisht ajo ngrohtësi që të jep publiku, reagimet që janë edhe të kundërta. Të vjen edhe për të qeshur e sidomos duartrokitjet më kishin munguar shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat