Ju njohim me talentin Leonit sapo ka publikuar "Dreh Ein"

Mediale Vip

Ju njohim me talentin Leonit sapo ka publikuar "Dreh Ein"

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Ai është mjaft i ri dhe talent në muzikë, me origjinë nga Rrafshi i Dukagjinit por jeton në Gjermani a fër Dusseldorfit. E kemi fjalën për rep artistin e ri Leonit Nuraj, i cili sapo ka publikuar një këngë mjaft interesante në gjuhën gjermane me titull "Dreh Ein" ose shqip "Lajmerohu " dhe e gjeni në të gjitha platformat në kanalin Youtube dhe Spotify, dhe ia vlen ta klikoni në linkun më poshtë.

Leoniti nuk është i panjohur pasi gjatë një show Freestyle para 2 vitesh në Dusseldorf u pëlqye shumë si fenomen e duke marrë në Tik Tok 1.5 milion klikime.

Mësojmë se ai ka pasur edhe këngë më herët por ka dashur të sjellë tash këtë projekt duke u prezantuar më profesionalisht, ndërsa këngët i shkruan vetë e klipin e ka realizuar në vende të ndryshme të Kosovës së bashku me kameramanin Rinor Berisha me stafin e tij. Leonit ka dashur të prezantohet me projektin e parë në gjuhën gjermane por të tjerat këngë do të vijnë patjetër në gjuhën shqipe.

 

Por sigurisht që i pëlqen që kënga e tij të dëgjohet kudo por në rradhë të parë në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa vetë ai dëgjon zhanre të ndryshme muzikore e që i pëlqen është stili i Azet. Leonit thotë se muzika është jeta e tij dhe duhet ta dëgjojnë këngën e tij pasi ka mjaft talent dhe këndon me gjithë zemër.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat