U ‘kryqëzua’ në rrjet pas videos virale ku ‘shtyn’ Orgesa Zaimit në mes të spektaklit, reagon Alketa Vejsiu: Duan të na fusin në sherr!

Mediale Vip

U ‘kryqëzua’ në rrjet pas videos virale ku ‘shtyn’ Orgesa Zaimit në mes të spektaklit, reagon Alketa Vejsiu: Duan të na fusin në sherr!

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:25
Alketa Vejsiu

Një moment e cila u komentua shumë në rrjet gjatë puntatës së kaluar në spektaklin “Dance Albania” ishte ai i Alketa Vejsiut dhe Orgesa Zaimit.

Pas eleminimit të Valon Shehut, këngëtarja futet midis tij dhe Alketës dhe e përqafoi. Gjatë atij momenti moderatorja e kap Orgesën nga krahët për ta zhvendosur krahë saj pasi kjo e fundit po qëndronte mes tyre.

Ky veprim nga ana e Aketës ndonëse pa ndonjë tendencë, u keqinterpetua në rrjet ku ndjekësit shpërthyen në kritika të shumta. Mirëpo gjatë puntatës së djeshme (17 tetor), Alketa dhe Orgesa këmbyen më njëra- tjetrën puthje dhe përqafime, për të lënë të kuptuarse mes tyre nuk ka asnjë lloj konflikti.

“Dëgjova që donin të na fusnin në sherr. Të keqen të na marrin”– i tha Alketa këngëtares.

Kujtojmë se disa ditë më parë, moderatorja pati një debt virtual me një ndjekëse ne saj, e cila e akuzoi se vidhte lekë dhe udhëton shumë shpesh.

“E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat.”– ka komentuar ndjekësja.

Një kundërpërgjigje nuk ka munguar as nga Alketa e cila shprehet se ajo merret me disa punë dhe nuk ka përse të vjedhë.

“Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem. I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet te vjedhe njeriu që të jetoje?”– u përgjigj ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat