Pas humbjes së 600 mijë euro dy ditë më parë, Drake fiton mbi 12 milionë dollarë në kazino

Mediale Vip

Pas humbjes së 600 mijë euro dy ditë më parë, Drake fiton mbi 12 milionë dollarë në kazino

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 17:21
Reperi Drake

Reperi Drake fitoi mbi 12 milionë dollarë në një rrotullim të vetëm me ruletë ndërsa kishte veshur një bluzë të Arsenalit, shkruan The Sun.

Ky fitim i tij, vjen vetëm pak ditë pas humbjes prej 600 mijë eurove që vuri si bast në lojën Real Madrid – Barcelona, ndërsa këtë fitore ai e festoi me miqt e tij.

Tifozët e Arsenalit në rrjete sociale e cilësuan pamjen e tij të veshur me fanellën e tyre, si një shenjë mallkimi për ekipin e tyre.

Ylli i hitit “Hotline Bling” është një adhurues i madh i sporteve dhe shpesh shihet nën shoqërinë e atletëve më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat