Ju prezantojmë talentin shqiptar nga Italia ai vjen me "Falem-nderit"

Mediale Vip

Ju prezantojmë talentin shqiptar nga Italia ai vjen me "Falem-nderit"

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Deri tani ai ka dy projekte profesionale të parin që e publikoi në qershor të këtij viti e të dytin apo këngën më të re që ka ardhur me klip vetëm pak ditë më parë.

E kemi fjalën për talentin që jeton në Firence të Italisë por me origjinë është nga Fushë-Arrez Emanuel Voci.

Kënga që është mjaft e bukur e ka nisur të pritet mjaft mirë mban titullin " Falem-nderit" dhe mund ta dëgjoni në linkun më poshtë, e ku mësojmë se ky projekt është punuar nga vetë këngëtari së bashku me mikun e tij muzikant Malliw nga Palermo.

Emanueli krijon muzikë me plot pasion e synon gjithmonë të fitoj zemrën e publikut e me plot synime më tej. Megjithëse siç na tregoi çdo gjë e bën me pasion e nuk ka ndonjë përkrahje nga artistët Big, ndërsa atje ku jeton dëgjon mjaft muzikë shqip e do të donte një ditë të kishte duet me MC Kresha ose Lyrical Son.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat