Dojna Mema ‘i zë vendin’ Armina Mevlanit në ‘Goca dhe gra’

Mediale Vip

Dojna Mema ‘i zë vendin’ Armina Mevlanit në ‘Goca dhe gra’

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 06:15
Dojna Mema

Dojna Mema, në këtë puntatë të “Goca dhe Gra” ishte ulur në karrigen e moderatores Armina Mevlani.

Në nisje të emisionit, vajzat thanë se Arminën “e kanë çuar në muaj mjalti”. Me sa duket, pas dasmës së bujshme pak javë më parë me Shkëlzen Berishën, çifti i sapomartuar po kalon disa ditë pushime.

Nga ana tjetër, Dojna bën daljen e saj të parë në një studio televizive me statusin e ri të nënës tashmë.

“Unë nuk kam qenë në muaj mjalti, por kam qenë në muaj shumë intensiv. Vjet isha e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ me statusin gocë këtë herë vij me statusin grua”,- tha Dojna, që përveç faktit që pranoi ftesën, i gëzoi vajzat me një byrek që e kishte përgatitur gjyshja e saj.

Më 20 gusht, Dojna dhe Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Nolan Sata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat