Shakira e përlotur dhe ‘zemërthyer’ në videoklipin e këngës së re, tregon arsyet e ndarjes nga Pique

Mediale Vip

Shakira e përlotur dhe ‘zemërthyer’ në videoklipin e këngës së re, tregon arsyet e ndarjes nga Pique

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:30
Shakira

Shakira ka publikuar këngën e saj të re “Monotonia”, një bashkëpunim me këngëtarin Ozuna dhe fansat thonë se artistja përmes notave ka rrëfyer arsyet e ndarjes së saj nga Gerard Pique.

Në këngë, Shakira përmend narcizmin dhe qëndrimin e ftohtë të një burri. Në videoklip, ajo shihet duke ecur po ndonjë arsye nëpër një supermarket kur ndeshet me një dashuri të kaluar, i cili e qëllon në gjoks, duke i nxjerrë zemrën dhe duke i krijuar një vrimë të madhe.

Kënga ku kolumbiania shfaqet e përlotur nis me tekstin në spanjisht: “Nuk ishte faji yt, as i imi”.

“Ishte faji i monotonisë. Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija se kjo do të ndodhte”, këndon ajo më tej.

Shakira foli për herë të parë muajin e kaluar në revistën Elle për ndarjen e saj Piquen, duke thënë se kishte pasur ditë kur ajo duhej të “marrë copat e mia nga dyshemeja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat