Arbenita Ismajli poston imazhe me vajzën dhe i bën dedikim

Mediale Vip

Arbenita Ismajli poston imazhe me vajzën dhe i bën dedikim

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 16:52
Arbenita Ismajli me vajzën

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli përveç që është e angazhuar në karrierën e saj tejet të suksesshme, ajo mbetet e përkushtuar edhe ndaj vajzës së vetëm.

Teksa numëron mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, Arbenita krahas imazheve joshëse dhe fotosesioneve të ndryshme që poston të shumta janë edhe ato me të bijën, Nina.

Që vajza ia ka kompletuar jetën, bukuroshja nga Kumanova e ka treguar edhe në një postim të fundit që bëri sot (e shtune).

Modelja zeshkane solli një kolazh imazhesh të saj bashkë me vajzën ndërsa edhe i bëri një dedikimi të ëmbël në mbishkrim.

"Faleminderit që më dhe emrin nënë Nina”, ka shkruar Arbenita ndërkohë të shumta ishin edhe komentet nga ana e ndjekësve.

Kujtojmë që modelja dhe partneri i saj, reperi Fero zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë në shkurt të vitit 2021, muaj më pas çifti u bën prindër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat